Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi se “Bosnjë e Hercegovina (BeH) ndodhet në një pozicion kyç në aspektin e stabilitetit rajonal dhe se për këtë arsye nuk mund të lejojmë një konflikt të ri në BeH”, transmeton KosovaPost.
Ai mbajti një fjalim në konferencën e përbashkët pas takimit dypalësh me ministren e Jashtme të BeH-së, Bisera Turkoviç dhe ndërmjet delegacioneve.
Ministri Çavusoglu tha se vizita e tij në 5 vendet e Ballkanit është një tregues i rëndësishëm që ata i kushtojnë stabilitetit rajonal. “Edhe Bosnjë e Hercegovina ndodhet në një pozicion kyç në aspektin e stabilitetit rajonal. Për këtë arsye nuk mund të lejojmë një konflikt të ri në BeH. Të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi në këtë drejtim”, deklaroi Çavusoglu.
Ai potencoi se në një kohë të përshtatshme presidenti, Recep Tayyip Erdoğan ka dëshirë të realizojë një samitin trepalësh Türkiye-Bosnjë e Hercegovinë-Serbi. “Në takimet tona në Beograd pamë se edhe autoritetet serbe edhe (presidenti i Serbisë Aleksandar) Vuçiç janë të gatshëm për këtë samit”, tha ai.
Duke informuar se edhe Kroacia e sheh pozitive takimin trepalësh në nivel ministrash, Çavuşoğlu rikujtoi se takimin e fundit trepalësh në nivel ministrash e kanë mbajtur në Antalya.
“Ashtu si deri më sot, edhe pas kësaj ne do të vazhdojmë të mbështesim në mënyrë të fuqishme sovranitetin, integritetin territorial dhe stabilitetin e Bosnjë e Hercegovinës”, tha Çavusoglu.
Pasi vuri në dukje rëndësinë e besimit, sinqeritetit dhe vendosmërisë reciproke në marrëdhëniet ndërkombëtare, Çavuşoğlu theksoi se mbështesin orientimet e BeH-së në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE).
“Do të vazhdojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse përpjekjet tona për stabilitetin dhe zhvillimin e BeH-së. Mendojmë se këto përpjekje tona do të sigurojnë kontribut të rëndësishëm edhe për mirëqenien e të gjitha vendeve të rajonit”, tha Çavusoglu/AA