Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se Turqia e sheh të përshtatshëm një plan që përfshin mekanizmin dhe bashkëpunimin që mund të vendoset midis Kombeve të Bashkuara (OKB), Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë (për korridorin e grurit), transmeton KosovaPost.
Çavusoglu mbajti një fjalim në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas takimeve të zhvilluara në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.
Duke vënë në dukje se me Lavrovin diskutuan për pengesat e produkteve që do të eksportohen nga Ukraina dhe Rusia në botë, Çavusoglu deklaroi se janë shfaqur ide të ndryshme për eksportimin e grurit ukrainas në tregun ndërkombëtar dhe se Kombet e Bashkuara (OKB) kanë një plan në këtë aspekt.
Lidhur me planin, Çavusoglu tha: “Po flasim për një plan që përfshin një mekanizëm dhe bashkëpunim që mund të vendoset mes OKB-së, Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë, duke përfshirë inspektimin e anijeve (për korridorin e grurit). Ne si Turqi, e shohin të arsyeshëm këtë plan dhe e shohim si një plan të realizueshëm.”
Ai tha se ky plan duhet të pranohet nga Rusia dhe Ukraina dhe shtoi: “Ne thamë se mund të organizonim një takim në Stamboll për të diskutuar detajet e kësaj çështjeje të propozuar nga OKB.”
Ministri Çavusoglu tha se kërkesa e Rusisë për të hequr pengesat për eksportin në këmbim të transportit të produkteve të grurit, lulediellit dhe vajit të lulediellit në tregjet ndërkombëtare të Ukrainës është një kërkesë shumë legjitime dhe e justifikueshme nga Turqia.
“Nuk është gjithashtu e drejtë të kalohet kjo çështje duke thënë se vetëm drithërat dhe plehu i eksportuar nga Rusia nuk janë përfshirë në sanksione. Këtë e shohim në deklaratat e fundit. Megjithatë, mendojmë se duhet të ndërmerren hapat e nevojshëm për sigurimin e anijeve që do të transportojnë këto produkte, çështjet logjistike, aftësinë e tyre për të mbërritur dhe ankoruar në porte, shërbimet që do të ofrohen dhe pagesat që lidhen me transaksionet bankar”, tha shefi i diplomacisë turke.
Çavusoglu tha se do të ishte e dobishme të diskutoheshin masat që do të merren në mënyrë që anijet të vazhdojnë lundrimin e tyre të sigurta dhe se do të ishte e dobishme të vihej në praktikë mekanizmi sa më shpejt të jetë e mundur.
Ministri Çavuşoğlu deklaroi se “(ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, e cila është në luftë që nga 24 shkurti) shohin se ka një atmosferë më pozitive për kthimin në negociata krahasuar me disa javë më parë.”
Kurse duke iu referuar një operacioni të mundshëm në veri të Sirisë, ministri i Jashtëm tha: “Organizatat terroriste që kërcënojnë integritetin territorial të Sirisë dhe rrisin kërcënimet e tyre kundër nesh duhet të pastrohen nga ky vend”.
Ndërsa lidhur me korridorin e drithit të Detit të Zi, Lavrov tha: “Ne i kushtojmë shumë rëndësi përpjekjeve të miqve tanë turq. Është shumë e rëndësishme. Nëse pala ukrainase është e gatshme për aktivitete të çminimit, ne jemi gati”.
Kurse për çështjen e Sirisë, ministri rus tha: “ Ne marrim parasysh ndjeshmërinë e miqve tanë turq në lidhje me kërcënimet që vijnë nga fuqitë e huaja në kufijtë (e Sirisë). Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ‘ushqejnë’ disa organizata (në Siri) në mënyrë të paligjshme./trt