Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
Në njoftim bëhet e ditur, po ashtu se, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. /KosovaPost/