Orëve të fundit është raportuar për përhapje zjarresh në pjesën lindore të Rusisë. Sipas mediave ndërkombëtare, numri më i madh i tyre është evidentuar në rajonin Yakutia të Siberisë, shkruan Kosova Post.
“Redaktorët e Newsc.Ykt.Ru kryen xhirime të videove me një mbi Sheshin Lenin, afër liqenit ‘Saisary’ dhe në mikrodistriktin 203” – raportojnë mediat ruse.
Ata vunë në dukje se si Yakutsk është i mbështjellë tërësisht nga tymi.
Vetë Agjencia për Mbrojtjen e Pyjeve e Rusisë, ka pranuar se ka me qindra zjarre aktive, të cilat kërkojnë një intervenim emergjent. Sipas autoriteteve lokale siberiane, mbi 300 zjarre kanë kapluar një sipërfaqe prej 5200 hektarësh. Gjendja, sipas tyre, është kritike. Autoritetet, po ashtu thanë se, rreziku nuk është vetëm nga cilësia e keqe e ajrit, por edhe te vazhdimi i përhapjes së zjarreve kërcënuese për fshatrat e afërm./KosovaPost/