Një mbrëmje e qetë duhej të ishte për Chelsean në Stamford Bridge në çerekfinalen e kthimit ndaj Portos, nisur nga fitorja e parë 2-0 por ekipi i Tuchel vuan dhe rrezikoi shumë në shtëpi.
Ekipi portugez kishte ardhur me synime të qarta për të sulmuar dhe hasi në mbrojtjen e mirë të anglezëve dhe teksa pjesa e parë u mbyll pa gola në të dytën arriti të gjente rrjetën në 92 me Taremi por 1-0 nuk mjaftoi për ta cuar lojën në shtesë.
1-0 për Porton teksa humbja nuk dhemb për Chelsean që rikthehet në nje gjysmëfinale pas 7 vjetësh në Champions League ku do të përballet me fituesin e çiftit Real Madrid-Liverpool.