Të hënën do të nis imunizimi i fëmijëve të moshës nga 12 deri në 17 vjeçare. Rreth 1800 fëmijë janë paraqitur në faqen “vakcinacija.mk”, nga prindërit ose kujdestarët e tyre.
Kjo vjen pasi Agjencia Evropiane e Barnave në muajin maj miratoi vendimin për vaksinimin e fëmijëve. Mjekja e Klinikës së Fëmijëve Katerina Stavriq, thotë se studimet kanë treguar se vaksina Fajzer është e sigurt dhe efektive për fëmijët.
Një apel i veçantë për fëmijët që kanë sëmundje kronike, kardiopati, sëmundje neurologjike dhe të tjera kronike, që përfshihen në grupin e rrezikut të lartë, duhet të vaksinohen. Sa për fëmijët e tjerë, është e dëshirueshme që ata të vaksinohen kryesisht për shkak të aktivitetit të tyre shoqëror, dhe ne shpresojmë që nga shtatori ata të fillojnë të ndjekin shkollën fizikisht, në mënyrë që ata të mbrojnë familjen e tyre – deklaroi Dr. Katerina Stavriq, Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve.