Takimi mes Gjilanit dhe Ballkanit është suspenduar pas një incidenti që ndodhi në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Tifozët e Gjilanit u futën në stadium pas golit të Enea Koliçit dhe sulmuan portierin kundërshtar të Ballkanit, Stivi Frashëri.
Nga emergjenca në Gjilan bën të ditur se portieri është duke marr një infuzion dhe mjekët po e përcjellin gjendjen e tij. Nuk ka lëndime apo tronditje, gjendja e tij është stabile.
Më poshtë mund ta shikoni në pamje edhe porterin i cili është i shtrirë dhe po trajtohet nga mjekët.