Kryeministri: Po mblidhen të gjitha dëshmitë e kr*imeve të kryera gjatë luftës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se ka takuar drejtorin e Institutit të Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, Atdhe Hetemin, me të cilin kanë diskutuar për raportin 6 mujor të procesit për mbledhje të dëshmive e dokumentim të krimeve, përcjell KosovaPost.

Në një postim në Facebook, Kurti njoftoi se po vazhdojnë të mbildhen të gjitha raportet nga Organizata vendore e ndërkombëtare, hulumtuesë për krimet e kryera në Kosovë.

Ai e këtë proces e quajti të rëndësishëm për Republikën, të kaluarën e të ardhmen tonë dhe për paqen e qëndrueshme.

“Të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të ruajtura nga organizata vendore e ndërkombëtare, nga hulumtues e dokumentues, bashkë me dëshmi të pambledhura deri më tash, vazhdojnë të mbledhen nga institucionet e Republikës së Kosovës.  Për narracione të vërteta dhe të sakta për masakrat, torturat, dhunimet, pengjet e luftës, zhdukjet me dhunë, plaçkitjet, shkatërrimet dhe të gjitha krimet e kryera gjatë luftës, për kujtesën tonë kolektive dhe për trashëgiminë tonë, e kemi të funksionalizuar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë”- ka shkruar Kurti.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika