Një vrasje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vitisë, shkruan Kosova Post.
Në raportin 24 orësh, policia i ka zbuluar disa detaje për këtë rast.
“Viti 13.07.2021 – 11:01. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre duke mos u përballuar lëndimeve të mara ka ndërruar jetë në QKUK” – thuhet ndër të tjera në raport.
Po ashtu thuhet se:
“Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ndërsa nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 9 copë fishekë dhe një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”
Policia bënë të ditur se rasti është ende duke u hetuar, nga njësitet relevante policore./KosovaPost/