Sot është duke u mbajtur seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, me ç’rast po bëhet edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, raporton KosovaPost.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë duke votuar projektligjet, por ndër të tjera vëmendjen e mori deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha.
Derisa, deputeti njëherësh edhe kolegu i saj, Elmi Reçica e mori fjalën në Kuvend, deputetja e shfrytëzoi rastin të fliste në telefon.
Hoxha u pa se zhvilloi kogja një telefonatë në seancën e sotme të Kuvendit, madje pa lëvizur nga vendi./KosovaPost/