Në Kuvendin e Republikës së Kosovës po diskutohet për projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm, transmeton Kosova Post.
Nga opozita, Qeveria e Kosovës ka marr një varg kritikash e sugjerimesh, ndërsa diskutimi pritet të vijoj pas orës 15:00.
“Unë do të jem këtu fiks në orën tre, dhe do t’ia jap fjalën atij deputeti që do të paraqitet i pari” – tha Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca.
Me këtë ai i paralajmëroi të zgjedhurit e popullit, që të mos vonohen./KosovaPost/