Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa pas rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID 19, ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa , kujton se gjatë 24 orëve të fundit rezultuan pozitiv 562 raste të reja me COVID-19, ndërsa parashikon se kjo shifër brenda ditësh do të rritet.
Siç shkruan ai me këtë ritëm, Qeveria do të detyrohet të marrë masa dhe mund të shkojmë drejt karantinimit.
Postimi i plotë:
“562 raste vetëm sot. Brenda pak ditësh do të arrijë në 1.000 raste në ditë, çdo ditë. 7.000 raste të reja në javë, çdo javë.
Me këtë ritëm, Qeveria do të detyrohet drejt një niveli karantinimi nga shtatori/tetori. Kjo do të jetë dëmtuese për ekonominë, deri në shkatërrim.
Në mungesë menaxhimi, qytetarëve na mbetet vetëm vaksinimi. Ju lutem vaksinohuni!”.