Deputeti Visar Korenica e ka akuzuar publikisht Kryetarin e Bordit të RTK-së, Sali Bashota, se ka gënjyer gjatë raportimit përpara Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, për sa u përket disa punësimeve, shkruan Kosova Post.
“Një kryetar bordi që gënjen për punësime familjare, dhe një drejtor që gënjen për punësime me kontratë mbi vepër, dhe jo vetëm, kjo është RTK. Oazë e abuzimeve me paranë publike. Strehë ku kanë gjetur punësime familjarë e militantë partiak” – ka shkruar Korenica në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Sipas Korenicës:
“Mbi 1 mijë punëtorë, me buxhet të siguruar dhe në fund të pusit. Shumë shpejt në komision për Punë, Buxhet dhe Transfere do të ketë veprime konkrete për të hartuar strategjinë e mbikqyrjes financiare për mediumin publik për të ndikuar në rritjen e performancës, rritjen e të hyrave dhe uljen e shpenzimeve.
Kryetari i bordit duhet të shkarkohet e bashkë me të edhe drejtori i tij.”
Ai po ashtu ka shkruar se se RTK duhet tu kthehet qytetarëve./KosovaPost/