Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, beson se i kanë numrat që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente.
Bajqinovci në një prononcim për T7 tha se gjithçka do të kryhet në orën 19:00 ose 19:30, ku edhe beson që do të zgjidhet presidenti i vendit.
“Do të kemi seancë, brenda 40 minutash. Besoj shumë që do të zgjidhet presidenti i vendit. Besoj që numrat do të bëhen dhe çdo gjë do të shkojë në rregull prej orës 7 e tutje. Me rëndësi është që të zgjidhet presidenti. Ne besojmë që në orën 19:00 ose 19:30 do të votohet presidenti”, tha Bajqinovci.