Eman Rrahmani, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), iu ka bërë thirrje qytetarëve të interesuar, që ta takojnë atë live, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, shkruan Kosova Post.
Rrahmani iu ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të shkojnë e ta takojnë atë në kuvend, çdo të premte nga ora 09:00 deri në orën 11:30.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë, duke parë interesimin e madh nga ju për të kontribuar për vendin, duke pranuar çdo ditë kërkesa nga ju për trajtime të problemeve të ndryshme, por dhe propozime për zgjidhjen e problemeve, si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga data 28.05.2021 çdo të premte nga ora 09:00-11:30 jeni të mirëseardhur të takohemi në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Si përfaqësues i popullit, jam i nderuar dhe obliguar të jem çdo herë pranë qytetarëve dhe halleve të tyre.
Për t’u koordinuar për kohën e takimeve, luteni që paraprakisht të më shkruani në cilëndo nga platformat e rrjeteve sociale:
https://www.facebook.com/rrahmanieman/
https://www.facebook.com/eman.rrahmanihttps:
twitter.com/emanrrahmani?s=09