Në Kuvendin e Kosovës, është duke u mbajtur seanca që për fokus ka situatën ekonomike, në kohën e pandemisë, shkruan Kosova Post.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, e ka kritikuar ish qeverinë për ndarje të padrejtë të ndihmës pakos ekonomike.
“Ju në vend që të ju ndihmonit punëtorët që kishin humbur punën, bizneset që ishin mbyllur gjatë pandemisë , familjet me asistencë sociale, personat me nevoja te veçanta… ju përkundrazi ndihmuat:
-pronarët e rrjeteve të marketeve;
-pronarët e pompave të derivateve;
-pronarët e kompanive të sigurimeve fizike;
-pronarët e kompanive të mirëmbajtjes(pastrimit).”
Për më shumë, Rrahmani tha që bizneset është dashur të kushtëzohen me respektim të të drejtave të punëtorëve.
Ky është fjalimi i plotë i tij:
Të dshur qytetar, I nderuar kryetar I kuvendit, të nderuar deputet te nderuar kabinet qeveritar
-Shumë e rëndësishme që sot po flasim për rimëkëmbjen ekonomike. Por, nuk mund të flsim dhe nuk mund të kemi rimëkëmbje ekonomike përderisa shkilen të drejtat e punëtorëve, kurse me të ashtuquajturen rimëkëmbje ekonomike u ndihmun kryesishtë ata që shkelen të drejt e punëtorve.
Deri në muajin mars të këtij viti, numri total i të punësuarve në sektorin privat ishte 265 mijë e 973 punëtorë, numri total i të punësuarve në këtë sektor e që marrin paga nga 80 deri në 250 euro është 101 mijë e 390 punëtorë. ku 7 mijë e 447 prej tyre marrin pagë vetëm 80 euro në muaj.
Paga minimale në Kosovë që nga viti 2011 vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.
3832 inspektime janë kryer sipas planifikimeve të Inspektoratit të Punës. Nga këto janë gjetur gjithsej 460 punëtorë pa kontratë pune – prej të cilëve 316 burra dhe 144 gra, më shumë se 12% të punëtorëve në vend pune të cilët nuk kanë fare kontratë.
-Përderisa në qeverin Kurti 1, hartoheshin politika stimuluese e kushtëzoheshin kompanit për formalizim e punesim te punëtoreve, ku edhe pse në kulmin e pndemisë patem nje regjistrim te madh të punetorëve në sektorin privat, ku punetoret për shumë vite kishin punuar pa kontrata pune e pa iu paguar kontributet pensionale.
-Fatkeqësisht kjo nuk u vazhdua në qeverisjen ilgale Hoti, me ligjin për rimëkëmbje ekonomike të cilin e sponsorizun PDK, LDK, AAK, ashut sikur qeveriset për 20 vite, vazhduat të beni shperndarjen e paras publike tek ata të cilët shkelën të drejtat e punëtorve dhe ishin fare pak të ndikaur nga pandemia.
Ju në vend që të ju ndihmoni punëtorve që kishin humbur punën, bizneseve që ishin mbyllur gjatë pandemisë , familejeve me asistencë sociale, personave me nevoja te vecanta… ju perkundrazi ndihmuat
-pronarët e rrjeteve të marketeve
-pronarët e pompave të derivateve
-pronarët e kompanive të sigurimeve fizike
-pronarët e kompanive të mirëmbajtjes(pastrimit)
-Ju ndihmuat gastronomët, jo që nuk duhet të ndihmoheshin, sepse vërtet ata kanë pasur shumë nevoj të ndihmohen por ata duhej të kushtëzoheshin me respektim të drejtave të punëtorëve, të gjithë e dijmë që numri i madh i punëtorëve në gastronomi janë pa kontrata, punojnë me orare të zgjatura, nuk kanë përfituar nga asnjë pako ekonomike nga qeveria Hoti, madje nuk kane perfituar as nga tërheqja e kursimeve pensionale sepse llogaria e tyre eshte zero.
-Ju ndihmuat pronarët e kompanive të ndërtimit, por nuk ndihmut punëtoret në sektorin e ndërtimit, punëtoret qe punojne me orare të tejzgjatura e pa kushte pune, pa kontrata e punë e me punë sezonale, pa siguri në vendin e punës. Përse nuk u intersuat që të paktën ti kushtëzonit me kontrata pune.
-Si nuk ju vinte turp, kur ju dhatë qindr mijera euro pronarëve të kompanive të sigurimit fizik, kurse punëtorët aty punojne deri në 24 ore pa nderpre dhe kane paga edhe 170 euro në muaj, madje shpesh marrim ankesa që këtyre punëtorëve nuk u ipen pagat me muaj të tëre. Më e keqja është që shumica e këtyre kompanive marrin tendera kryesisht nga institucionet publike dhe nuk ofrojnë kushte elemntare për punëtoret, nuk u japin pagat me kohe, nuk respektohet ligji i punës thuajse fare.
-Të njëjtën situatë e kemi edhe te punëtoret e mirmbajtjes së objektve, ju keni dhene qindra mijëra euro pronarëve të këtyre kompanive por zero euro punëtorëve, këta punëtor i shihni cdo dite në institucione publike e private, kompanit marrin tendera milionesh nga institucionet tona por punëtorve u japin paga minimle e kushte të mjerueshme pune, vanesa ne paga e mos respektim të ligjit të punës.
-të mos e harrojm edhe mbeshtetjen që ju keni dhëne pronarëve të pompave të derivative, por nuk ju keni dhnë punëtorve qe punojne deri ne 24 ore ne dite pa nderprerë, rrezikun e madh në punë gjatë natës, shumë prej tyre pa kontrata pune. Këtë e quani ju rëmëkëmbje ekonomike.
-nuk mund të mos e përmendim e të mos e shpërfqim një veprim skandaloz ku qellimshëm eshtë bërë në kurriz qytetarëve, në kurriz të punëtorëve, në kurriz të prodhuesve vendor, në kurriz të biznesve të vogla e të mesme, në kurriz të secilit. E kjo është ndihma milionshe qe iu është dhënë rrjeteve të marketeve.
– A e dini se në këtë sektor pagat janë edhe 150 euro, orari i punës deri në 12 orë, shpesh here pa pushim javor e pa pushime vjetore. A e dini se punëtorët në markete shumë rrall iu bie të marrin pagën që kanë simbas kontratës spese;
Nësë dëmtohen produktet- paguan punëtori
Nësë vidhen produketet- paguan punëtori
Nësë ju skadon produkteve afati- paguan punëtori
Ky është trjtimi i punëtorëve thaujse në të gjitha rrjetet e marketve në kosovë .
Për të kuptuar edhe më mirë se kujt i keni ndihmuar në pndemi po ju spjegojmë edhe me gjërsisht trajtimin që rrjetet e marketeve u bëjnë prodhuesve vendor, bizneseve të vogla e të mesme.
-Në Kosovë janë 12 rrjete të marketeve ku më i madhi i ka rreth 90 pika të shitjes ndërsa në total janë rreth 300 pika të shitjes ku e kontrollojnë mbi 70% të tregut .
-Nëse një prodhues vendor dëshiron të prodhoj një produkt dhe të fusë në treg në të gjitha keto pika të shitjes duhet të paguaj haraq për secilin rrjet e secilën pikë të shitjes , vetëm për një barkod në një pikë shitje duhet të paguaj deri në 41 euro.
-Vetëm në tri rrjete kryesore haraqi që një prodhues vendor duhet t’u paguaj për një artikull është 3407 euro , pastaj nëse dëshiron që produkti te ketë pamje më të mirë ose sic thirren “ te ketë ballina” duhet të paguaj nga 50-700 euro në muaj.
-Kontrata për afatin e pagesave të faturave nga 30-90 ditë , ku shumë prej tyre nuk e respektojnë këtë kontrat dhe pagesat vonohen deri në 9 muaj.
-Në fundvitë haraqi tjetër vije në form të bonusit ku kërkohet nga 3-15% të qarkullimit vjetor.
-Përvec këtyre furnitoret janë te detyruar të lëne peng 20% të vleres së qarkullimit të vitit paraprak .
-Haraqi tjetër ku per secilën pikë të re të hapjes për secilin furnitor i kërkohet nga 150-6000euro
-Nësë prodhuesi vendor për X arsye nuk arrin të dergoj mallin ne kohë në këto rrjete ai eshtë i obligor të paguaj dyfishin e vlerës së furnizimit.
-Nësë një prodhues vendor ka sukses ne plasimin e produkteve ne keto rrjete, rrjetet e marketve menjeher fillojne të importojne ose të prodhojne brende privte produkte të ngjshme për të dëmtur prodhuesin vendor.
-Produkete e brendeve botrore kanë kushte shumë më të fvorshme komercile se sa prodhuesit vendor, ato kane buxhet të mjaftuesëm për pozicionime sekondare, produktet si cigarette, cocacola, redbull produkte të luksit punohen me marzha shume te ulet nga 3 deri në 7%, ndersa produkete bazike e vendore kane marzhen shume më të larta.
-Këto janë pra rrjetet e marketeve që ju u dhatë miliona euro, ato përvec trajtimit jo të duhur te punëtorve, trajtimit jo human të prodhueve vendor, sot fal jush kontrollojne mbi 70%të tregut në kosove, secili prodhues vendor, biznes i vogel e i mesem qe bashkpunon me keto rrjete, duhet të futet në kredi për të mbijetuar sepse kapitali i tyre është pëng në këto rrjete. Nësë vetëm njëri nga 3 rrejtet kryesore ndodh që të falimentoj, mbi 90% e prodhuesve vendor, bizneset e vogla e të mesme rrezikohen të falimentojn për shkak të borgjeve që kanë këto rrjete ndaj tyre.
Këto biznese që ju i ndihmuat e finacuat të behen keshtu, shkatrruan ekonomit e bizneset familjre që kishte Kosova, kur hapet ne lagje nje pike shitje e këtyre rrjeteve, mbyll furren e bukes ne lagje, mbyll barnatoren ne lagje, mbyll kafen e lagjes, mbyll embeltoren e lagjes, mbyll thuajse të gjitha veprimtarit dhe puneson 5 deri në 10 persona. Tashme këto korporata meqë ligji po ju lejon kane filluar të investojne jashtë vendin, me që të hyrat nga dividentat nuk tatohen ata kanë filluar qe me to të investojne jashtë vendi e fare të mos paguajn për tërheqje të tyre nga Kosova.
Të drejtat e punëtorëve, mbeshtetja dhe fuqizimi i prodhuesve vendor mbeshtetja e biznesve të vogla e të mesme duhet të jenë prioritet i kësaj qeverie. Nëse largohen këto barriera nga këta që deri tani i kanë shfrytëzuar prodhuesit vendor e bizneset vogla, ato shpejt do të ngriten e fuqizohen. Sot më lehte deprtojne ne tregun e jashtëm se ne tregun e brendshëm nga këto haraqe qe u janë vendosur prodhuesve vendor.