Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë ditës së sotme, i ka dërguar një letër të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, Gabriell Eskobar.
Kamberi përmes letrës së dërguar, ka kërkuar nga Escobar përfshirjen e përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës në takimet e radhës të dialogut për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Bota sot”.
Po ashtu, deputeti shqiptar ka njoftuar se një letër me përmbajtje të njëjtë, do t’ia përcjell dhe Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.
Postimi i plotë
Në fazën kur ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, duke se dialogut të Kosovës me Serbinë, po i japin një dinamikë të re, në pritje që edhe Lugina e Preshevës të përfshihet, në dialogun të cilin e quan si mundësi e fundit pë të zgjidhur çështjen e shqiptarëve, sot, përmes kësaj letre, iu drejtova të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, z. Gabriell Eskobar.
Një letër me përmbajtje të njëjtë, do t’ia përcjell dhe Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.
Lugina e Preshevës, 24 janar 2023
Gabriel Escobar
Zëvendës Ndihmës Sekretari


























