Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko në një intervistë për A2CNN ka shprehur gëzimin e tij për vizitën e Presidentit Zelensky në Shqipëri në prag të Samitit të Paqes.
Ai vlerëson rëndësinë e kësaj vizite për forcimin e bashkëpunimit mes Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit, duke e cilësuar si një hap në drejtim të luftës së përbashkët kundër ndikimit destabilizues të Rusisë në rajon. Goncharenko beson se kjo vizitë do të sjellë fruta dhe do të nxisë më shumë bashkëpunim mes vendeve të rajonit.
Në lidhje me Kosovën, deputeti Goncharenko ka shprehur mbështetjen e tij për pavarësinë e saj dhe anëtarësimin e plotë në Këshillin e Europës dhe më pas në Bashkimi Europian. Ai ka propozuar një projektligj në parlamentin ukrainas për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke shprehur bindjen se Kosova e meriton njohjen. Megjithatë, ai pranon se situata aktuale në Ukrainë e bënë të vështirë miratimin e këtij ligji në këtë moment, por beson se pas përfundimit të luftës, Ukraina do të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe do të ndërtojë marrëdhënie më të forta me të.
.