Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, mbështetë protestën e veteranëve të UÇK-së, si dhe kërkesën e tyre për përfshirje në Ligjin për Pagën Minimale, shkruan Kosova Post.
Kadrijaj, ka shkruar në Facebook se ‘projektligji i propozuar nga Qeveria e Kosovës, cili parasheh largimin e veteranëve nga rritja e pensionit, diskriminon këtë kategori dhe disa kategori të tjera sociale’.
Sipas saj, ligji aktual e specifikon që pensioni i veteranit të UÇK-së është i barabartë me pagën minimale dhe se siç tha ajo çdo vendim tjetër është diskriminues.
Postimi i plotë:
Qeveria të ndalë diskriminimin ndaj veteranëve!
Projektligji për Pagën Minimale, i sjellur në Kuvend nga Qeveria e Kosovës, i cili parasheh largimin e veteranëve nga rritja e pensionit, diskriminon këtë kategori dhe disa kategori të tjera sociale.
Ligji aktual e thotë qartë, që pensioni i veteranit është i barabartë me pagën minimale. Çdo vendim tjetër është diskriminues!
Veteranët i dhanë gjithçka për të ardhur deri te liria, trajtimi që po i bëhet atyre nga kjo qeveri është i pandershëm!