Në 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje
Rastet janë në Obiliq, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Viti, transmeton Kosova Post.
Obiliq, 20.09.2021 – 20:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lipjan, 21.09.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike), pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar për hospitalizim në QKUK.
Fushë Kosovë, 21.09.2021 – 10:56. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë ndaj të dashurës së tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Viti 21.09.2021-13:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje/KosovaPost/