Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger, me të cilin ka diskutuar për dialogun Prishtinë-Beograd.
Berger ka deklaruar pas takimit se është e rëndësishme që marrëdhëniet mes dy Kosovës dhe Serbisë duhet t’i kthehen normalitetit sa më parë.
“Ishte kënaqësi ta takoja zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin me të cilin biseduam për dialogun Kosovë – Serbi dhe marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe. E rëndësishme është tani që të dyja palët të qetësojnë situatën dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve sa më shpejt. Përparimi në dialog është në interes të të dyja shteteve si Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Berger në Twitter.
Great to meet 🇽🇰 Deputy PM Besnik Bislimi @BislimiBesnik today about 🇪🇺-facilitated Kosovo-Serbia dialogue & excellent bilateral relations. Important now for both sides to deescalate & return to the negotiating table asap. Progress in dialogue is in the interest of both 🇽🇰 & 🇷🇸! pic.twitter.com/JsXWDD6mYo
— Miguel Berger (@MiguelBergerAA) September 28, 2021