Kosova të hënën është avancuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, nga anëtare vëzhguese në të asociuar, dhe për këtë të arritur. Shprehet I lumtur e plot emocione shefi i misionit të Kosovës në Poloni, Drilon Gashi.
Ndërsa reagon për vendimin e AP-së Gashi shprehet se “Kosova sot dhe gjithmonë do të jetë aleati më i besueshëm i SHBA-së në Ballkan”.
Tutje, theksoi Gashi se po punohet fuqishëm për të qenë aleat edhe i Polonisë.
Shefi i misionit në Poloni, i’u përgjigj me këtë rast komentit të analistit Januz Bugajski, i cili tha se “Kosova është partneri më i besueshëm i SHBA-së në Ballkan”.