Një polic është plagosur me armë zjarri në Klinë gjatë rezistencës që ka hasur në disa persona të cilët ishin futur në shtëpinë e priftit duke tentuar të vjedhin.
Kështu ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Rasti ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës.
Polici është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Në shtëpinë e priftit kanë hyrë disa persona, policia ka has në rezistencë, një zyrtar policor është plagosur nga arma e zjarrit, i cili është dërguar për trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Gashi.