Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë median dhe gazetarët, këtë segment të lirisë sonë, përcjell Kosova Post.
Haradinaj me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave, thekson tutje se “Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës dhe lirisë së medias”.
Krejt në fund Haradinaj shprehet “Qëndrojmë krah medias, në mbrojtje e respekt ndaj fjalës së lirë!”