Skuadra suharekase, Ballkani ka ndarë rrugët me trajnerin Bekim Isufi, përcjell KosovaPost.
Në njoftimin e sapodhënë, skuadra që po ndjekë titullin në Superligë bën të ditur se shpejt do të zyrtarizohet trajneri i ri.
“Ju njoftojmë që klubi ka vendosur të ndërprej bashkëpunimin me Trajnerin Bekim Isufi.
Trajnerin e falenderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim.
Gjatë ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik” thuhet në njoftimin klubit të Ballkanit.