Dr. Shefqet Krasniqi, hoxha i njohur në botën shqiptare reagon me ngushllim për popullin turk dhe sirian pas tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri.
Përmes rrjetit social në facebook, Dr.Shefqet Krasniqi ngushëlloi vëllezërit në Turqi dhe Siri duke lutur Zotin që t’i ndihmojë dhe të mos përsëritet një tragjedi e till.
Postimi i plotë i hoxhës Shefqet Krasniqi në facebook:
”
‘Të Zotit jemi dhe tek AI do kthehemi’, (Bekare:156)
Të nderuar vëllezër dhe motra, më lejoni që në emrin tim dhe në emrin tuaj, t’i ngushëllojmë vëllezërit tanë në Turqi dhe Siri për këtë tragjedi e cila morri jetën e mijëra vetave. Vërtetë jemi të mërzitur për atë çfarë ka ndodhur, ndaj edhe i drejtohemi Allahut me sinqeritetin më të madh që ata që kanë vdekur ti ketë marr shehid, të lënduarit t’i shërojë, familjarët i ngushëlloj e atë vështirësi t’ua lehtësojë, t’i udhëzojë e drejtojë, amin!
Mos i harroni në dua ata njerëz!
Zoti ju ndihmoftë atyre njerëzve, Zoti ua lehtësoftë, nga një sprovë e ngjashme na amnestoftë, ja Rab! ”
Sinqerisht vëllai i juaj Shefqet Krasniqi