Kryetari i Komisionit të Asamblesë për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, deklaroi sot se komisioni unanimisht miratoi raportin e të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën dhe atë për dialogun.
Në seancën, në të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paraqiti ato raporte, Drecun tha se ky komision mbështet fuqimisht përpjekjet e shtetit për siç tha ai “të ndihmuar popullin serb të mbijetojë në Kosovë, për t’u zhvilluar dhe për të qenë të sigurt”, raporton Tanjug.
Ai tha se ky komision siguron mbështetje për udhëheqjen e dialogut për “të mbrojtur maksimalisht interesat e shtetit në dialogun me Kosovën me një angazhim të sinqertë për të kërkuar dhe inkurajuar një zgjidhje kompromisi”./kk