Kryetari i Këshillit parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun duke folur për zgjedhjen e Vjosa Osmanit Presidente e Kosovës, ai fillimisht kujtoi adresimin e parë të saj para deputetëve, ku ndër të tjera tha “drejtësia nuk do të arrihet derisa kriminelët serbë të dalin para drejtësisë”, transmeton Kosova Post.
Tutje ka shtuar Drecun se tani kur Vjosa Osmani është në krye të institucioneve të Kosovës ”ne duhet të flasim me të dhe të përballemi me gjithçka që ajo do të bëjë në të ardhmen.
” Të gjithë politikanët shqiptarë në Kosovë kanë mungesë toleranca ndaj popullit serbe dhe se Kosova nuk është e gatshme për zgjidhje përfundimtare”, tha Drecun.
Tutje tha Drecun se kjo është diçka që i bën bisedimet e ardhshme midis Beogradit dhe Prishtinës nuk ka përspektivë.
Ndryshe nga Drecun, kryeradedaktori Millosh Gariq, tha se Vjosa Osmani, vazhdoi aty ku kishte filluar para se të zgjidhej presidente.
“Ajo u votua me 71 vota. Kurti dhe ajo po përpiqeshin të arrinin numrin me të cilin Thaçi u zgjodh president. Ai gjithashtu kishte kaq shumë vota në raundin e tretë të votimit në parlament,” tha Gariq.
Tutje shtoi Gariq se Thaçi e Osmani, kanë dallime politike, ata janë rival politik dhe kanë armiqësi mes tyre, por përveç numrit të deputetëve që votuan për ta, Osmani e Thaçi kanë edhe tjetër të përbashkët.
“Ata kanë shumë dallime politike, por janë në të njëjtin nivel me urrejtje ndaj serbëve, për këtë mes tyre nuk ka asnjë dallim”, tha Gariq, për kosova online. Sipas tij, me deklaratat e tij, Osmani zhvendos barrën e fajit mbi Serbinë çdo ditë, ai dëshiron të tregojë se Serbia është fajtore për gjithçka dhe se ishte kryer gjenocid ndaj shqiptarëve, në mënyrë që të diskreditonte përsëri Serbinë në marrëdhëniet ndërkombëtare./Kosova Post/