Dy anije luftarake të NATO-s të armatosura me raketa kanë lundruar në ujërat e Detit të Zi, njoftoi Administrata Kombëtare e Mbrojtjes së Federatës Ruse, transmeton Kosova Post.
Siç thuhet, në njoftim, bëhet fjalë për shkatërruesin “Defender” të Marinës Britanike dhe fregatën “Everton” të Holandës.
Departamenti rus i mbrojtjes, njofton se Flota e Detit të Zi, është duke monitoruar këto anije të NATO-s.
Më parë ishte njoftuar se më 11 qershor, shkatërruesi “Labun” i Marinës Amerikane lundroi në ujërat e Detit të Zi.
Ajo anije kishte në të helikopterë SH-60 “Sea Hawk”, sistemin anti-raketë të anijes “Ijis” dhe mund të mbajë deri në 56 raketa “Tomahawk”, shkruan sputnik.rs. Kujtojmë kështu se, anijet luftarake amerikane, duke përfshirë raketën shkatërruese të tipit “Ticonderoga”, kanë lundruar në Detin e Zi disa herë që nga fillimi I këtij vitit./Kosova Post/.