Duket si tregim i pazakontë, por është i vërtetë. Një grua ruse, nga Novosibirsk-u nga rajoni i Siberisë, ka adaptuar një ari dhe e ka shndërruar atë në një mik të vërtetë, shkruan Kosova Post.
Veronika Dichka ka arritur që ta adaptojë dhe t’ia mësojë zanatin e peshkimit, një ariu kafe.
“Archie më sheh si një familjar të tij, ne e ndajmë ushqimin, ai fle në krahët e mi dhe fshihet pas meje kur është i frikësuar”, është deklaruar Dichka për Dailymail, transmeton Kosova Post.
Video-intervistat e Dichka-s, janë shndërruar në një atraksion virtual.