Zyrtarë amerikanë konfirmuan se Rusia ka goditur me raketa hipersonike Ukrainën, duke bërë që kjo të jetë hera e parë që këto armatime përdoren në luftime. SHBA ka mundur të gjurmojë goditjet teksa ndodhnin, tha burimi i CNN.
Disa burime po ashtu thanë se bombardimi me raketa hipersonike u bë më tepër për të testuar armën e re dhe për t’i treguar Perëndimit kapacitetet ushtarake të Rusisë.
Të shtunën, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se të premten kishte lëshuar raketat hipersonike Kinzhal kundër një depoje armatimesh në perëndim të Ukrainës, duke e shkatërruar totalisht strukturën.