Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu, ka rrëfyer befasinë që e përjetoi në momentin që shkoi për të dorëzuar votën e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, në njërën prej postave amerikane, shkruan Kosova Post.
Baraliu, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se me të arritur në postë, postieri i është drejtuar me fjalën “Kosova”, duke i treguar se ka edhe shumë të tjerë si ai që po shkojnë të nisin votat përmes postët.
Shkrimi i plotë:
Heroi i jashtezakonshem i 14 Shkurtit
Sapo iu afrova, ma priti: “Kosova?!”
“Po, si po e din?!”, ia ktheva.
“Vijne me dhjetera”, me tha. “Ndjej bashke me ju, me duket sikur jam edhe une pjese e perpjekjes suaj – prandaj kam marr vendim te ju ofroj 30% zbritje te gjitheve!” – me befasoi, sepse nuk isha mesuar me zbritje per sherbime postare.
Ne fund pagova vetem $99 per 4 votat tona. Vota te dashnise dhe ndjelljemires, ani pse vetem 2 nga to shkuan per VV! (here tjeter per votat…)
#DHL #O’Donohue Osborne