Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në SHBA.
Ajo ka njoftuar se ka takuar kongresistin Ritchie Torres.
“Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ajo në Facebook.
Osmani në SHBA, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.


























