Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, e shënon sot ditëlindjen e 51-të.
Gruaja e tij njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti – Selimi, ia ka uruar atij ditëlindjen.
“Urime ditëlindjen Rexhë!”, ka shkruar Selimi në Facebook.
Kujtojmë se Rexhep Selimi gjendet në paraburgim në Hagë së bashku edhe me krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, të cilët janë duke u gjykuar nga Gjykata Speciale.