Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka kritikuar heshtjen e Kryeministrit Albin Kurti, pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicë, transmeton Kosova Post.
Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Gjeloshi i PDK-së ka shtruar një pyetje retorike:
“Hashim Thaçi dhe PDK-ja në Mitrovicë ka ndërtuar Universitetin “Isa Boletini”, kurse Albin Kurti dhe Vetëvendosje po lejojnë Serbinë të vendosë gurthemelin e një universiteti paralel. Albin Kurti po hesht. Nuk po e thotë asnjë fjalë. Po hesht edhe për Ministrin e tij Goran Rakiqin që po hedhë betonin në gurthemel. Goran Rakiqi është propozuar për Ministër nga vetë e Albin Kurti” – ka shkruar ai, duke pyetur:
“Edhe çka duhet të ndodhë në këtë vend që Kryeministri thotë dy fjalë?”
Ky është postimi i tij i plotë: