Një grup tjetër i refugjatëve afganë të cilët ishin duke qëndruar në Kosovë janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo është bërë e ditur nga ambasada amerikane në Kosovë.
Pasi plotësuan të gjitha kërkesat e sigurisë dhe ato mjekësore, një grup tjetër afganësh u nisën sot për në Shtetet e Bashkuara. Falë bujarisë së Kosovës, mbi 600 afganë të pritur përkohësisht në Kampin Bondsteel janë larguar dhe do të kenë shans të dytë për të ndërtuar jetë të re”, u tha nga ambasada.
Ambasada amerikane ka falënderuar Kosovën për këtë mbështetje.
“Faleminderit Kosovë!”./Lajmi.net