Pas Clement Lenglet, një tjetër futbollist i Barcelonës ka rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell KosovaPost.
Bëhet fjalë për Dani Alves i cili pas testimit ka rezultuar pozitiv.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi katalonas.
“Clément Lenglet dhe Dani Alves i FC Barcelona kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 dhe nuk do të marrin pjesë në seancën stërvitore të nesërme në orën 18:00 në Ciutat Esportiva Joan Gamper. Të dy lojtarët ndihen mirë dhe janë të izoluar në shtëpi. Klubi ka njoftuar autoritetet përkatëse”, thuhej në njoftimin e Barcelonës.
Dani Alves ende nuk ka luajtur për Barcelonën në ndeshje zyrtare, ndërsa këtë pritet ta bëjë në fillim të vitit 2022.