Për pak minuta pritet të mbyllen vend-votimet në nivel vendi, transmeton Kosova Post.
Që nga hapja e tyre, nga ora 7:00, nuk është raportuar për parregullsi të mëdha.
Procesi, në përgjithësi, ka shkuar qetë. Institucionet e rendit apo edhe vëzhguesit nga qendrat e votimit nuk kanë raportuar ndonjë parregullsi të madhe.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në orën 16:00 ka përditësuar të dhënat e fundit rreth daljes së votuesve në zgjedhje.
Deri në këtë kohë kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.
Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale./KosovaPost/