Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është duke e shfrytëzuar në maksimum vizitën në Kosovë. Ndërsa ka qëndruar për një vizitë të përkohshme dhe pas një takimi të përzemërt me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, të dy, bashkë me kabinetet e tyre, kanë pasur rastin ta takojnë edhe Rexhep Qosjen, një personalitet i rrallë i kulturës shqiptare, transmeton Kosova Post.
Kryeministri Rama ka folur me një gjuhë superlative për personalitetin e Qosjes, duke përshkruar se si “jeta e tij e ndërkallur në atdheun e vetë”, me shumë sfida, nuk mund të rrudhet vetëm në librat e tij.
“Regjep Qosja është një shpirt i madh!” – ka thënë ndër të tjera Rama.
Për më shumë, shihni dhe dëgjojeni elozhenë e Kryeministrit Rama: