Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ka kërkuar që Kosova t’i pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të objekteve komunale në veri të Kosovës, dhe që kryetarët e zgjedhur shqiptarë të kryejnë funksionin e tyre nga objektet alternative.
“Ata duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse”, ka shkruar Rama.