Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përcjell KosovaPost.
Rama, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar Abdixhikun “kryetar reformator”.
“Me kënaqësi zhvilluam sot një bashkëbisedim shumë të hapur e miqësor me kryetarin reformator të LDK, Lumir Abdixhiku dhe delegacionin nga Prishtina”, ka shkruar Rama.