Forcat Detare të Egjiptit dhe SHBA-së kanë zhvilluar stërvitje të përbashkët detare në jug të Detit të Kuq, transmeton Kosova Post.
Zëdhënësi i Ushtrisë së Egjiptit, Gharib Abdel Hafiz, në deklaratën në rrjetet sociale, tha se në stërvitjen e zhvilluar në Detin e Kuq kanë marrë pjesë fregata “Alexandria” nga Forcat Detare të Egjipt si dhe “USS Portland” nga marina amerikane, shkruan AA.
Abdel Hafiz tha se në kuadër të stërvitjes janë kryer disa manovra, të tilla si ofrimi i sigurisë detare kundër kërcënimeve nga ajri dhe deti në Detin e Kuq dhe mbrojtja e anijeve tregtare të mallrave.
Në njoftim nuk u bë e ditur se kur është zhvilluar dhe kohëzgjatja e stërvitjes.
Egjipti dhe SHBA-ja edhe më 19 tetor 2021 mbajtën një stërvitje të përbashkët detare në Detin e Kuq.