Përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach nesër do të jetë në një vizitë zyrtare në Kosovë, shkruan KosovaPost.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media nga Presidenca e Kosovës.
Gjatë vizitës së tij më Kosovë, Peach do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Njoftimi i plotë
Agjenda mediale e Presidentes Osmani për nesër (10 shkurt 2022)
Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas do të ketë komunikatë për media.
Vendi: Kabineti i Presidentes;
P. S – Ju njoftojmë se duke filluar nga 13 shtator 2021, në të gjitha aktivitetet që organizohen nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, për të gjitha mediet e interesuara për t’i përcjellë ato, DUHET që në hyrje të objektit, të dëshmojnë se janë të vaksinuar me vaksinën kundër COVID19 në të kundërtën nuk do të lejohen të hyjnë brenda.
Gjithashtu, të gjithë gazetarët dhe kameramanët që hyjnë brenda duhet të kenë të vendosura maskat.