Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i ka kujtuar momentet e fundit me Fazli Veselin, babain e Kadri Veselit, shkruan Kosova Post.
“I paska mbyllur sytë përjetësisht babai i Kadrisë, Fazli Veseli! Herën e fundit kur e takova, pak ditë pasi Kadriu ishte nisur për në Hagë, ma shtërngoi dorën në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ishte besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet” – ka shkruar ndër të tjera Hoxhaj.
Për të shtuar me fjalë të lartësuara:
“Ishte ai që me fjalët e tij na motivoi ne se duhet të mbledhim forcat dhe dhimbjen ta kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtetndërtimin e Kosovës.
Një baba shembull që i edukoi të gjithë fëmijët e tij me ndjenjën e përhershmë të atdhedashurisë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.”
Babai i Veselit ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm./Kosovat.Post/