Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe tani kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj në një video të publikuar, ka theksuar rëndësinë jetike të njohjeve ndërkombëtare për Kosovën.
Ai ka kritikuar qeverisjen aktuale të Albin Kurtit, duke vënë në pah se gjatë katër viteve të fundit nuk është arritur asnjë njohje e re.
Ai deklaroi se PDK ka hartuar një plan të detajuar, i cili përfshin identifikimin e vendeve potenciale në Afrikë, Azi dhe Amerikë Latine që mund ta njohin Kosovën.
“Nën udhëheqjen e Partisë Demokratike të Kosovës, ne kemi një plan të qartë, një mendim të plotë dhe një analizë të detajshme se cilat vende në Afrikë, Azi, në Amerikë Latine janë në gjendje që ta njohin Kosovën. Nga java e parë, nga muaji i parë dhe nga viti i parë, ne do të sjellim njohje konkrete për Republikën e Kosovës. ,” shtoi ai.
Hoxhaj paralajmëroi gjithashtu një video të veçantë ku do të diskutojë planin për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
VIDEO