Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
Takimi po mbahet në ndërtesën e Qeverisë, ndërkaq sipas agjendës, nuk është paralajmëruar deklarim për media.
Kujtojmë se i derguari i posaçëm i SHBA-së Gabriel Escobar po zhvillon një vizitë dyditore në Kosovë, për të diskutuar mbi çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai është takuar edhe me presidenten, Vjosa Osmani të mërkurën, ku pas takimit u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog.
Ndërsa gjatë ditës së sotme, Escobar ka vizituar Manastirin e Deçanit, një ditë pasi kryeministri i Kosovës kërkoi të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë të Manastiri i Deçanit.
Ecobar vizitoi edhe Komunën e Pejës.