Eemisari amerikan Gabriel Escobar sot vizitoi Pejën, i shoqëruar nga ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier dhe bashkëpunëtorë, ka vizituar Komunën e Pejës, përcjell Kosova Post.
Këtë e bëri të ditur Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili tha se gjatë takimit është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me SHBA.
“Sot, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është ndalur në Pejë. Isha i nderuar, që bashkë me ekipin tim të isha nikoqir i takimit të z.Gabriel Escobar, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Republikën e Kosovës, shkëlqesisë së tij z.Jeffrey M. Hovenier me bashkëpunëtorë. Gjatë takimit me theks të veçantë nga të dyja palët është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shprehet Muhaxheri.