Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl, ka thënë se deri tash ka takuar vetëm një person nga Kosova që ka qenë në favor të ndryshimit të kufijve.
Sipas tij ishte ish-presidenti Hashim Thaçi.
Ai tha për Euronews se Kryeministri Kurti iu ka premtuar se dialogu me Serbinë, nis në muajin qershor.
Për këtë proces euro-deputeti nga Austria, tha se është dialog mes dy vendeve, Kosovës e Serbisë e jo mes dy qyteteve siç i thonë disa Prishtinës dhe Beogradit.