Familja Albright, e ka ftuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për të marrë pjesë në varrimin e sekretares amerikane Madeleine, e cila ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare më 23 mars të këtij viti.
Burime të Kosova Post, bëjnë të ditur se teksa paraprakisht raportuam se presidentja Osmani do të udhëtojë javës qe vjen për në ShBA, për të qenë pjesë e kësaj ceremonie, por edhe për disa takime të tjera.
Nderkaq mësohet se edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në varrimin e ish sekretares së shtetit të SHBA-ve dhe mikes së madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright.