Gjatë një interviste, Cristiano Ronaldo e ka përshkruar vdekjen e djalit të tij të porsalindur si momentin më të keq të jetës së tij.
Ronaldo shtoi se ai e mban hirin e Angél pranë atij të babait të tij teksa zbuloi se qau së bashku me fëmijën e tij të madh, Cristiano Jnr, kur u dha lajmin për vdekjen e Angel fëmijëve të tjerë.
“Fëmijët fillojnë të thonë ‘ku është foshnja tjetër, ku është foshnja tjetër? Unë dhe Gio (Georgina) patëm momente të vështira. Ishte shumë, shumë e vështirë të kuptoja se çfarë po ndodhte në atë periudhë të jetës sime”-tha ai.